LAJMI I FUNDIT:

A njofton WhatsApp përdoruesit kur bëni ‘screenshot’?

A njofton WhatsApp përdoruesit kur bëni ‘screenshot’?

Së bashku me aplikacione si Telegragm dhe Signal, WhatsApp është një aplikacion mesazhesh shumë i sigurt, i fokusuar në privatësi, i cili është plotësisht ‘end-end encrypted’. Kjo e bën WhatsApp një zgjedhje të qartë për përdoruesit që vlerësojnë sigurinë dhe duan të jenë të sigurt se askush nuk mund të përgjojë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit.

Fatkeqësisht, WhatsApp ka një dobësi të mundshme: ‘screenshotat’. Ju mund të pyesni veten nëse njoftoheni kur personi me të cilin bëni bisedë i bën screenshot ato biseda, transmeton Telegrafi.


A i njofton WhatsApp përdoruesit për ‘screenshots’?

WhatsApp nuk i njofton përdoruesit kur të tjerët bëjnë screenshot të çfarëdo forme brenda aplikacionit.

Ju mund të bëni ‘screenshot’ brenda aplikacionit dhe pala tjetër nuk ka si ta dijë se po bëni një regjistrim të veçantë të komunikimit të sigurt.

Kjo është e vërtetë kudo në aplikacion, duke përfshirë faqet e profilit, kutinë e bisedës, dritaret e mesazheve, faqen tuaj të statusit dhe madje edhe veçorinë “View Once”.

Si i njoftojnë aplikacionet e tjera përdoruesit për ‘screenshots’

Nuk mund të bëni asgjë për ta bërë WhatsApp-in më të sigurt nga ‘screenshot’, por mbani në mend se kjo lloj mbrojtjeje është relativisht e rrallë. Megjithatë, ka disa përjashtime të dukshme. Për shembull, merrni parasysh aplikacionin Snapchat shumë të ndërgjegjshëm për privatësinë, i cili vendos një njoftim direkt në mesazhet e bisedës kur bëhet një screenshot. Po kështu, BeReal – një aplikacion i mediave sociale që thekson fotot e pafiltruara të bëra një herë në ditë – ju njofton kur dikush bën një screenshot të fotografisë suaj.

Shumica e aplikacioneve të tjera janë më pak të zellshëm për të mbrojtur privatësinë tuaj nga screenshots. Në pjesën më të madhe, Instagrami nuk ju njofton nëse bëhen screenshots, megjithëse ka një përjashtim të rëndësishëm: Instagram ju informon nëse dikush i bën screenshot një fotografie që zhduket në një bisedë private. Dhe Facebook nuk i njofton fare përdoruesit për screenshots në asnjë pjesë të aplikacionit Facebook ose shërbimin Facebook Messenger. /Telegrafi/