“Njo si ti”, goditje e fortë nga Era (Video)

Top artistja e re shqiptare, Era Istrefi, ka lansuar projektin e saj të ri të titulluar “Njo si Ti”.
Era ka kohë që ka punuar në këtë projekt, i cili tash vjen i kompletuar në të gjitha aspektet.
Në këtë këngë ka punuar në muzikë producenti Big Bang nga RedBox Entertainment, bashk me Erën e cila po ashtu kontriboi në këtë projekt me vijën melodike.
Era duket shumë në formë në këtë videoklip, dhe kjo nuk është e rastësishme falë edhe punës që ajo ka bërë në palestër.
Këtë më së miri e ka nxjerrë kompania Max Production, që edhe e ka realizuar videon.
Ky është projekti i radhës nga Era pas suksesit me këngën “13” dhe pas ndërrimit të pothuajse dy menaxhmenteve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































