LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Gregoire Akcelrod – futbollisti i dobët që i mashtronte klubet për tu provuar, ndërsa e bindi një klub që luante në Ligën e Kampionëve

Njihuni me Gregoire Akcelrod – futbollisti i dobët që i mashtronte klubet për tu provuar, ndërsa e bindi një klub që luante në Ligën e Kampionëve

Disa njerëz do të bënin gjithçka për t’u bërë futbollist profesionist. I tillë është edhe rasti i  Gregoire Akcelrod, i cili mashtroi klubet elitare të Evropës – duke përfshirë edhe një klub që do të luante në Ligën e Kampionëve – që i dhanë rastin pasi ai u kishte dërguar atyre një CV false.

Në moshën 10 vjeçare, francezi ishte si çdo djalë i ri me një ëndërr të madhe. Problemi i vetëm ishte se ai ishte i tmerrshëm në futboll. Njëjtë mendonte edhe babai i tij.


I riu Akcelrod mashtroi klube si Norwich, Bournemouth dhe Swindon për i ofruan prova, ndërsa ai madje mori edhe një ofertë për të luajtur futboll në garat evropiane për CSKA Sofje – e gjitha kjo duke krijuar një faqe të rreme që pretendonte se ai ishte një yll i ardhshëm.

Akcelrod, i lindur në Paris, e ka dhënë rrëfimin e tij për Sportsmail: ‘Unë luajta ndeshjen time të parë para babait tim në moshën 10 vjeç. Ishte si finalja e Ligës së Kampionëve për mua. Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë dhe humbëm 4-0. Kur ishim në makinë gjatë kthimit në shtëpi, ai tha, “Greg, unë jam shumë i mërzitur. Ti luan shumë keq. Ju jeni dembel. Unë nuk dua të shoh më në një fushë futbolli”.

“Unë u trondita. Të luaja me miqtë e mi në fushën e futbollit ishte periudha më e mirë e javës”, tregoin Akcelrod.

Mes moshës 10 dhe 18 vjeç, Akcelrod ndaloi të luante futboll për shkak se ishte i dobët.

Ai luante vetëm në kopshtin e tij, por nuk hoqi dorë nga ëndrra për të luajtur futboll profesional – kryesisht pasi donte t’i tregonte babai të tij se e kishte gabim.

Një ditë në shkollë, i lindi një ide – Akcelrod krijoi një faqe të rreme që pretendonte se ai ishte një lojtar profesionist dhe që luante për rezervat e PSG-së.

Ai merrte raportet e ndeshjeve nga gazeta L’Equipe dhe largonte emrin e sulmuesit yje – siç ishte Nicolas Anelka – dhe e zëvendësoi atë me të tijin.

Informacioni nuk ishte një gënjeshtër e plotë pasi Akclerod po luante për PSG –në, por për ekipin më amator të klubit, që luante në nivelin e fundit të futbollit francez – një nivel që ai vetë e përshkruan si “më i keqi në Francë”.

“Ju mund të jeni si Cristiano Ronaldo në ekipin e pestë dhe askush nuk ju shikon. Askush nuk më shikoi në PSG sepse ai ekip ishte krijuar vetëm për të vrapuar”, tregon ai.

Në këtë moshë, Akcelrodi ishte ndarë nga familja e tij e pasur duke zgjedhur futbollin, dje jo arsimimin, apo një karrierë të duhur.

Si 19 vjeç, francezi, gjyshja e të cilit trashëgoi një pasuri nga aktori fitues i Oscar, Maurice Chevalier, pas një martese 15-vjeçare, po punonte në McDonalds dhe jetonte në një apartament të vogël në Francë.

Gjatë kësaj kohe ai fshihej në fushën e PSG-së. një ditë për të bërë fotografi ‘zyrtare’ me fanellën e PSG-së. Ueb faqja dhe CV-ja e tij u dërguan më pas në disa nga klubet më të njohura në Angli.

Chelsea, Manchester City dhe Arsenal e refuzuan, por skuadra e nivelit të dytë Swindon Town i dha një mundësi në verën e vitit 2003.

“Në ditën e parë të provave nuk isha mirë fizikisht dhe faktikisht, isha i humbur”.

“Në ndeshje provuese mes skuadrës, portieri goditi një top të gjatë, unë u përpoqa ta godas me kokë, por më goditi në fytyrë. Të gjithë qeshën”, kujton Akcelrod.

Swindon nuk ishin i vetmi klub i nivelit të lartë që u bind nga mashtrimi i Akcelrod dhe i ofruan prova.

Problemet financiare të Bournemouth në fillimin e viteve 2000 bën që francezi të stërvitej me ta për një javë në fushatën e tyre ku Akcelrod shënoi madje një gol në miqësore, por nuk kishte kontratë për të.

Ai u kthye te Swindon edhe një herë, ku në një ndeshje para-sezonale francezi shënoi dy gola.

Trajneri Paul Sturrock nuk pranoi ta merrte edhe pse tifozët e kishin lutur shumë.

Paraqitja e tij me dy gola u kap nga kamerat e Sky Sports dhe bëri që Norwich t’ia hapte dyert,  por paraqitja e dobët në një miqësore të ekipit rezervë bëri që ai sërish të refuzohet.

Për të kishte edhe oferta, por ai i refuzoi. Klubet profesioniste nga Luksemburg i ofruan Akcelrodit kontratë, por francezi i hodhi poshtë – pasi ato ishin shumë ‘të vogla’ për të.

Por oferta e duhur gati erdhi në verën e vitit 2009, kur Akcelrod filloi stërvitjet te skuadra bullgare CSKA Sofje, e cila sapo ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Të bindur se ai ishte një lojtar i ekipit rezervë të PSG-së, CSKA i ofroi atij një kontratë tre-vjeçare me vlerë 15,000 funte në muaj – por një seri e pafat e ngjarjeve që përfshinin tifozët e klubit, bën që klubi bullgar të zbulonte mashtrimin e sulmuesit.

“Unë bëra provën dy ditore dhe të dielën trajneri i tha agjentit tim se donte të nënshkruante me mua”.

“Ata bën fotot e mia me fanellën zyrtare të CKSA-s, unë nënshkrova kontratën, ata e publikuan në faqen e internetit të CSKA-s që po nënshkruaja”.

“Por ishin tifozët e PSG-së ata që më shkatërruan. Gjatë natës, një tifoz i CSKA Sofja kontaktoi një forum në internet të PSG-së dhe pyeti:”Ne jemi gati të nënshkruajmë me Greg Akcelrod, çfarë mendoni për të?”

“Të gjithë tifozët e PSG nuk më njihnin. Ata thanë se isha i rremë, pasi kontrolluan faqen time. Por disa prej tyre ishin të vërteta, video për shembull në Swindon”.

“Tifozi i CSKA kontaktoi çdo gazetar në Sofje dhe u zbulua se klubi do të nënshkruante një lojtar të rremë”, tregon ai.

Kur Akcelrod zbriti për mëngjes të hënën, askush në klubin e CSKA-s nuk e donte dhe i kërkuam atij të kthehej në Francë.

Francezi kishte bërë prova edhe në Greqi, Kuvajt dhe Kanada, ndërsa  për një vit që luajti për Mississauga Eagles në divizionin e parë kanadez që  ishte i mjaftueshëm që ai të përfundonte historinë e tij.

Akcelrod tani ka një karrierë në futboll, por jo siç e planifikoi.

Francezi tani është agjent i lojtarëve të rinj që përpiqen të futen në akademitë e futbollit – pa përdorur taktikat që ai përdori.

38-vjeçari gjithashtu ka shkruar një autobiografi.

Akcelrod e pranon se pendohet për aspekte të caktuara të karrierës së tij të shkurtër.

“’Unë kurrë nuk kam vjedhur asnjë qindarkë në klube. Unë gjithmonë paguaja për hotelin tim dhe fluturimet e mia. Klubet kanë humbur pak kohë, por ndonjëherë ndodh”, thotë ai.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori