LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gjashtëvjeçarin nga Bosnja që ka lindur pa duar, por që shkruan, noton, ushqehet dhe luan videolojëra me këmbë (Foto/Video)

Njihuni me gjashtëvjeçarin nga Bosnja që ka lindur pa duar, por që shkruan, noton, ushqehet dhe luan videolojëra me këmbë (Foto/Video)

Një djalosh nga Bosnja dhe Hercegovina që ka lindur pa duar, i ka treguar botës së mund të notoj në pishinën e madhësisë së një pishine Olimpike, derisa videoja e tij ka shërbyer si inspirim për shumë njerëz.

Ismail Zulfic gjithashtu ka lindur me gishtërinj të kapur në këmbën e djathtë, por kjo nuk e ndaloi atë të bëjë një jetë normale, transmeton Telegrafi.


Nëna e gjashtëvjeçarit Elmina Zulfic kishte vizituar disa mjekë gjatë shtatzënisë, por që të gjithë kishin dështuar të vërejnë problemet që mund t’i ketë në zhvillim normal i biri i saj.

“Mjekët më kanë thënë se nuk kam mjaftueshëm lëng amniotik, por sipas tyre nuk ishte diçka për të cilën është dashur të shqetësohem. Por pasi që solla në jetë Ismailin, e kuptova që i biri im nuk ka duar. Isha e shokuar, sepse nuk e dija se çfarë do të ndodh me të dhe si do të veproj me kalimin e kohës. Kur filloi të flasë dhe t’i kuptojë gjërat, vendosëm ta dërgojmë në çerdhe por ata vazhdimisht na e refuzonin kërkesën, por më në fund e gjetëm një që e pranuan, dhe ishim shumë të gëzuar për këtë sepse ishte lehtësim për ne. Por është interesant fakti se si falë përkushtimit dhe këmbëngulësisë, arriti t’i bëjë të gjitha me këmbë që shokët e tij i bënin me duar”, ka deklaruar Elmina nga Zenica e Bosnjës.

Përkundër problemeve, Ismaili mësoi të shfrytëzoi këmbën për aktivitet ditore dhe madje mund të luaj videolojëra dhe të shkruaj.

Në fillim të këtij viti, Ismaili është bërë anëtarë i një klubi të notit dhe pas disa muajve ushtrime, tani është në gjendje të kërcej në pishinë dhe të notojë në pishinën Olimpike. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori