LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Armend Ismailin, trajneri fizik dhe atletik i shumë yjeve të futbollit dhe UFC-së në Austri

Njihuni me Armend Ismailin, trajneri fizik dhe atletik i shumë yjeve të futbollit dhe UFC-së në Austri

Sportistët shqiptarë vazhdojnë të kenë suksese të mëdha në vende të ndryshme evropiane dhe emrat e tyre çdo ditë e më shumë po bëhen më të rëndësishëm.

Jo vetëm në futboll, basketboll apo sporte tjera, por në Austri edhe një trajner fizik po bën mrekulli me sportistët.


Fjala është për Armend Ismailin, një prishtinas që në fillim të viteve 90-ta kishte emigruar në Austri me familjen e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

30 vite më vonë pas emigrimit, Armendi është një emër shumë i rëndësishëm për sportistët e ndryshëm në Austri, më saktësisht në qytetin e Linzit.

Në një intervistë për Telegrafin, Armendi tregon rreth karrierës së tij si trajner atletik dhe fizik.

“Në Austri kemi emigruar me familje në vitin 1992, derisa që nga ajo kohë jetoj në qytetin e Linzit”.

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

“Në vitin 2018 kam marrë licencën për trajner personal derisa dy vite më vonë jam licencuar në Munich si trajner atletik për sportistët”, thotë Armend Ismaili.

Ai tregon se tani e katër vite merret me sportistë të ndryshëm duke u përkujdesur për gjendjen e tyre fizike dhe atletike në fitnes.

“Prej vitit 2020 merrem më shumë me persona të sportit, si futbollistë të ndryshëm, por edhe luftëtarë të UFC-së. Gjatë viteve 2022 dhe 2023 kam qenë në Las Vegas për të përgatitur dy luftëtarë të UFC-së”, vazhdon tutje Armendi.

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

Një nga yjet më të mëdha të futbollit në Austri ishte mesfushori japonez Keito Nakamura i cili është transferuar te Stade Reims për 12 milionë euro nga Lask Linz.

23-vjeçari është një nga klientët e rregullt te Armendi për formën e tij fizike. Ai edhe pas transferimit në Francë është rikthyer në Austri për tu përgatitur nën urdhrat e trajnerit prishtinas.

“Keito Nakamura është një nga klientët më të rregullt, ai edhe pas transferimit te Reims vije shpesh herë për tu përgatitur në palestrën time”.

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

“Kam stërvitur edhe futbollistët e klubit nga Luksemburgu, Differdingen 03 si Christian Schoissengeyr, si dhe futbollistë të tjerë si Jemmanuel Okeke i LASK Linz apo Kristijan Dobras Blau Weis Linz”.

“Gjithsesi ka shumë emra të tjerë nga bota e sportit që përkujdesem për formën e tyre fizike, por edhe persona të tjerë që duan të jetojnë shëndetshëm”, tha Ismaili.

Duke parë suksesin e tij me sportistët e ndryshëm nuk është e pamundur që Armendi të jetë pjesë e ndonjë klubi në Austri si trajner atletik, pasi tani disa skuadra janë duke monitoruar punën e tij të mrekullueshme që po bën me futbollistët. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

View this post on Instagram

A post shared by Armend ismaili (@armend.fit)

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori