LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ekipin bërthamë të “Time Capsule II”

Njihuni me ekipin bërthamë të “Time Capsule II”

Time Capsule II e cila po cilësohet s i ngjarja më e madhe në Kosovë e sezonit, vazhdon montimet intensivisht në lokacionin e saj. Mirëpo ajo çka ndodh aty, është thjesht maja e akullnajës.

Puna e vërtetë me telefona që s’rreshtin, lëvizje të panumërta nëpër kryeqytet, takime me dyer të mbyllura apo dhe në mes të sheshit në mes të ditës, nodh midis Tiranës e Prishtinës, por dhe gjithë rajonit – sendet që nevojiten në këtë koncert shpesh nuk gjinden mes nesh.


Po kush është vërtet mbrapa këtij organizim i masiv, mbase organizim i më kompleks ndonjë herë në botën shqiptare?

Capital T gati për koncertin e madh, personazhet VIP në mbështetje të reperit - rrëfejnë emocionet para "Time Capsule II"
Lexo po ashtu Capital T gati për koncertin e madh, personazhet VIP në mbështetje të reperit - rrëfejnë emocionet para "Time Capsule II"

Uarda Koçi

Uarda, e cila në fakt ka studiuar kimi… Po po, kimi! Uarda është hallka kryesore e këtij projekt i madhështor, e Time Capsule I, po dhe plot projekteve të tjera siç është Color Day, Maluma në Tiranë, tepër për t’i numëruar këtu. Bashkëpronare në RedCloud Events, Uarda është e aftë të kryejë 34 punë për një herë teksa mban takime me 20 truproja edhe policinë e shtetit! Ajo të përgjigjet dhe për kërkesat më të thjeshta si, a ka kush më shoqëron deri në qendër tregëtare, të lutem? Pa individë s i Uarda, këto lloj eventesh vështirë se ndodhin.

Lura Elezi

Lura është ngjitësja artistike që bashkon të gjithë ata që bëjnë punën krijuese për shfaqjen e paharrueshme që do të shohim të premten. Gjithë karrierën e saj ka punuar me reklama e produksione, dhe nuk e lëshon laptopin sepse, siç vjen puna jo rrallë, në 3 të mëngjesit i del gjum i me një ide, të cilën ajo thotë se duhet ta shkruash në atë sekondë – ndryshe u zhduk përgjithmonë. Përveç se shkrimtare madje dhe DJ, Lura ka historik të punuarit me artistë lokalë e ndërkombëtarë nga afër, duke filluar nga Jim Belushi e tashmë, Akon i cil i vjen në Time Capsule II.

Kushtrim Juniku & Antonela Binaj

janë “the power couple” mbrapa disa nga sendeve më të bukura në Shqipëri e Kosovë. Kushtrimi ka dizejnuar skenën epike të Time Capsule II, Time Capsule I po dhe disa nga skenat më prominente në 15 vitet e fundit siç janë Sunny Hill dhe Unum Festival.. Puna e tij nuk mbaron aty – ai koncepton dhe ekzekuton vizualizimet që shfaqen në të gjithë ekranet.

Antonela nga ana tjetër është një artiste e rrallë në botën shqiptare, e cila merret me CGI, 3D, project mapping. Një sy në profilin e saj në Instagram, dhe thithesh aty brenda! Punët e saj me “augmented reality” janë shfaqur në Paris, New York, Madrid, Valencia.

Drayson Gashi

Drayson u rrit dhe jeton në Hollandë. Kur ishte i vogël, banka i dhuroi një program për të luajtur me tinguj dhe “loops”… Dhe Drayson e shndërroi në profesion dhe stil jetese. Prej shumë vitesh ai punon me Capital T dhe me artistë të ndryshëm ndërkombëtarë. Sipas Drayson, nuk ka as edhe një element që nuk i pëlqen në këtë industri – pavarësisht stresit që krijohet – sidomos në prag koncertesh. Pranimi i ftesës për Time Capsule II ishte kënaqës i dhe një përvojë që Drayson po e pret me padurim.

Martin Philipps

Martin e gjen i duke punuar mb i 15 orë në ditë në një nga zyrat e Fadil Vokrrit. E s’do ta njihnit kurrë, pas i modestia, është fjalë e vogël për ta përshkruar atë. Ai u lind e rrit në Londër, mirëpo shumë shpejt e gjeti vendin e tij në San Francisco, me ide të mëdha. Brenda një kohe shumë të shkurtër, a i kalo i nga efektet skenike në mjeshtërimin e çdo teknologjie të re.

A i ka punuar me gjigantë s i Daft Punk, Weeknd, Kanye West dhe tanimë me Capital T!

Olta Ahmetaj

Olta është një nga legjendat e baletit shqiptar, viteve të fundit e njohur më së shumti nga emisioni televiziv “Dancing With te Stars”. Përherë me buzëqeshje të stampuar në fytyrë, gati për të performuar, dhe gati për të punuar dhe me 30-40 persona për një herë, të moshave të ndryshme, të kombësive të ndryshme. “E pranova me shumë qejf Time Capsule II pasi ëndrra e çdo performuesi është të dalë nga komforti i televizionit e të bëjë projekte gjigante. Me shpresë që herës tjetër, përtej kufirit!”

Olta po përgatit 20 performanca me 30 balerinë, 9 prej të cilëve vijnë enkas nga Italia.

Denis Hydaverdi (DJ Deezy)

Deezy dhe aura e tij aq pozitive janë pjesë e pandashme e jetës urbane të kryeqytetit. DJ i Capital T prej vitesh, ai më shumë se kushdo e njeh audiencën e çdo kënge te tij (po flasim për shumë, shumë këngë!) duke bërë kështu që koncerti të ketë një program me radhitje perfekte; aq sa mbase dhe vetë autori s’do kish mundur! Deezyn e gjeni duke lëshuar muzikë në klubet e natës më me zë të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori