LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga të arrestuarit për krimin në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit

Njëri nga të arrestuarit për krimin në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit

Halil Mehmetaj është arrestuar bashkë me dy djemtë e tij, Kreshnikun e Malsorin si të dyshuar për rastin e mbrëmjes së 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit.

Por një ditë pas sulmit ndaj autobusit që ua mori jetën dy nxënësve dhe shoferit, Halil Mehmetaj kishte folur për RTK, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai e kishte përshkruar ngjarjen si “tmerr”.

“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”, kishte thënë Mehmetaj.

Ndërkaq, të dielën Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndaj të pandehuve H.M, KM dhe M.M, pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pas parasysh dënueshmërinë e lartë të vepres penale nga neni 173 i KPRK-se, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pas parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njejtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me kete te pamundesojne zbardhjen e plote te rastit”, thuhet në vendim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori