Nëse është diçka që mund të mësoni për inteligjencën, është se shumë pak njerëz lindin tejet të mençur
Personat “tejet të mençur” më mirë duhet të quhen si “persona të cilët punojnë dhe mësojnë shumë”.
Por, si mund të bëheni ju një person i tillë?
1: Personat e mençur lexojnë
Shumë pak gjëra që i themi janë gjëra që vijnë vetëm nga truri jonë. Mendojeni mirë, transmeton Telegrafi.
Ne ndajmë me tjerët atë çfarë dimë, ndërkaq atë që e dimë e fitojmë nga eksperienca – por shumica prej kësaj vjen nga burimet e njohurisë, ku leximi është primari.
Pra, njerëzit tejet të mençur lexojnë TEJET SHUMË, dhe lexojnë vetëm gjëra kualitative.
Personat tejet të mençur nuk lexojnë revista të kota, nuk shikojnë shumë televizor e as nuk e shpenzojnë ditën duke shfletuar në rrjete sociale, por lexojnë libra dhe gjëra tjera të ngjashme të cilat ua mbushin trurin me informacione të dobishme.
2: Personat e mençur rrinë me persona të mençur
Mendoni pesë njerëz me të cilët e kaloni shumicën e kohës.
A janë të paktën tre prej tyre më të mençur se ju?
Jo?
Atëherë ndoshta është koha ta mendoni më mirë se me kë e shpenzoni shumicën e kohës.
Nëse dëshironi të bëheni më të mençur atëherë duhet ta investoni kohën në mënyrë më të mençur – dhe kjo nënkupton ta zëvendësoni kohën me njerëz të cilët ju nxisin të bëheni më të mirë.
Duke shpenzuar kohë me njerëz më të mençur se ju, vetëm atëherë arrini të fitoni informacione të dobishme dhe të bëheni të mençur edhe ju.
3: Personat e mençur kanë njohuri për çdo gjë
Të qenit person tejet i mençur është vetëm perceptim nga tjerët. P.sh., ju mund të keni shumë njohuri për muzikë, por mund të mos dini asgjë për gjeografinë apo historinë. Nëse dikush do t’ju pyeste se kush ka qenë presidenti i pestë i SHBA-së, me siguri nuk do të kishit përgjigje. Kështu, ndoshta nuk do të ishit dukur më edhe aq shumë të mençur.
Çfarë i dallon personat shumë të mençur nga tjerët është se ata kanë nga pak njohuri për çdo gjë. Kudo që shkon biseda, ata kanë diçka për të shtuar.
4: Personat e mençur përkushtohen shumë për ta përmirësuar vetveten
Si racë njerëzore që jemi, ne kemi dëshirë të besojmë se disa njerëz kanë lindur të mençur e disa tjerë jo.
Por e vërteta është se 99% e personave të mençur në botë nuk kanë lindur të tillë. Ata thjesht e kanë dëshirën dhe angazhohen për të mësuar e për të mësuar.
Këtë mund ta bëni edhe ju, pra të shpenzoni kohë duke fituar aftësi të reja, duke studiuar e duke lexuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Si ta bëni një femër të ju do
Koleksionin e ri të Adidas prej tani e gjeni në dyqanet Sport Vision
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur