LAJMI I FUNDIT:

Njerëz me maska sulmojnë gazetarët në veri, Rexha: U bëjmë thirrje kolegëve të kenë kujdes përgjatë raportimit në veri

Njerëz me maska sulmojnë gazetarët në veri, Rexha: U bëjmë thirrje kolegëve të kenë kujdes përgjatë raportimit në veri

Janë bërë 13 ditë nga vendosja e disa barrikadave në rrugët magjistrale në veri të Kosovës, që shpiejnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Reklama

Nga veriu i Kosovës, ku janë vendosur barrikadat, çdo ditë raportojnë gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës, të cilët janë përballur edhe me sulme nga bandat kriminale serbe.

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë për Telegrafin, se në AGK, që nga vendosja e barrikadave, janë raportuar katër raste të sulmeve  në drejtim të ekipeve të gazetarëve.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha

Sipas tij, sulmi i parë ishte ai ndaj ekipit të Kallxo.com, ku persona të maskuar sulmuan veturën me të cilën po udhëtonin gazetarja Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu.

Për këtë sulm, siç tha Rexha, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve “Reporters Without Borders” dhe Platforma Rajonale “Safe Journalists”.

Vetëm një ditë pas këtij sulmi Rexha tha se një eksploziv shpërtheu afër gazetares Doruntina Bylykbashi të RTV Dukagjinit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe ekipi i i Klan Kosovës, i përbërë nga Haris Ademi, Agon Bejtullahu dhe Elsad Sinani u sulmuan me gurë nga disa persona në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

“Si dhe një mjet piroteknik u hodh në afërsi të ekipit të Teve1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës”, tha ai.

Rexha potencoi se për këto raste mbrëmjen e së mërkurës reagoi sërish “Reporters Without Borders”, që kërkoi nga organet kompetente shtetëtrore dhe ndërkombëtare që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të raportojnë pa u penguar.

“AGK-ja lidhur me këto raste është tejet e shqetësuar. Andaj u bëjmë thirrje sërish kolegëve tanë që të kenë kujdes përgjatë raportimit, si dhe t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policorë, që janë prezent atje”, tha drejtori i Bordit të AGK-së.

I pyetur se a është kërkuar ndihmë për sigurimin e mjeteve mbrojtëse për ekipet e gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit Rexha tha se “sa i përket sigurimit të veshjeve mbrojtëse jemi duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë që t’i sigurojmë ato. Në momentin që ka diçka konkrete do të njoftohen të gjitha mediet”.

Ndryshe, bandat kriminale serbe kanë vendosur barrikada në disa pjesë në veri të Mitrovicës që nga 10 dhjetori. Veprimet e tyre kanë ardhur pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për sulme ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës dhe patrullave të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/ 


Në trend Lajme

Më shumë
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Donjeta Zeqiraj
Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Lajme
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Lajme
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

Lajme
Kalo në kategori