LAJMI I FUNDIT:

Njëmijë ekonomi përfitojnë nga projekti i KEDS-it në Pejë

Njëmijë ekonomi përfitojnë nga projekti i KEDS-it në Pejë

Rreth njëmijë familje dhe biznese të shtrira në zonën qëndrore të qytetit të Pejës, që nga ‘Dulia’ tek ‘Ura e Gurit’ e gjer tek Hoteli ‘Gold’, kanë pëfituar tension stabil, energji kualitative dhe kanë shmangur rrezikun e avarive të ndryshme energjetike ndër vite.

Kjo është bërë e mundur pas projektit investiv nga KEDS-i, i cili tashmë ka përfunduar dhe është mirëpritur nga të gjithë banorët e komunitetit.


“Ne kemi kuptuar rëndësinë dhe nevojën e këtij investimi në kohë. Janë vënë rreth 40 shtylla betoni për tension të ulët dhe 1 mijë e 600 metra kabllo. Trafo poashtu ka qenë investim i mëhershëm. Ky është një investim nga i cili kanë pëfituar mëse njëmijë ekonomi familjare e biznesore”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në këtë zonë të qytetit të Pejës ka biznese të shumta dhe po ashtu institucione publike por edhe banesore, ndaj edhe ndikimi pozitiv i këtij projekti vërehet dukshëm tek të gjithë përfituesit. Njëri nga të cilët është edhe Fidan Dauti, me një biznes të vogël në këtë anë.

Dauti shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it për të cilin thotë se ka qenë koha e fundit për tu bërë diçka para se rreziqet nga rrjeti i vjetëruar të bëheshin mëse serioze.

“Ka qenë koha e fundit për të ardhë ky investim. Puna është kryer mirë dhe ka ndiku që të na vije një furnizim stabil me rrymë. Për bizneset rryma është sikur ajri, andaj kjo që ka bërë KEDS-i është projekt që na ka ndihmuar shumë”, deklaron Dauti.

Projekti në fjalë i KEDS-it, përfshinë disa bashkësi territoriale të qytetit të Pejës. Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Pejës po vazhdojnë nga KEDS-i. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori