LAJMI I FUNDIT:

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Klinë

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Klinë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 23-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në rrugën Klinë – Gjakovë, fshati Volljakë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Ai ka thënë se personat e plagosur fillimisht janë dërguar në QMF në Klinë, e më pastaj në Spitalin e Pejës – por nga plagët e marra, njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe dy prokurorë nga Deparamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Lidhur me rastin raportohet se janë arrestuar disa persona.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek ngjarja tragjike./Telegrafi/