LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga vërshimet në Shkup

Një vit nga vërshimet në Shkup

Sot po bëhen plot një vit nga dita kur rajoni i Shkupit u mbulua nga moti i keq me reshjet të shiut dhe erëra të fuqishme që shkaktuan vërshime nga të cilët humbën jetën 22 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat që humbën jetën ishin nga fshatrat Singjeliq, Stajkovc, Smillkovc dhe Haraçinë. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit të vitit të kaluar në rajonin e Shkupit ka pasur reshje prej 92,9 litra për metër katror dhe gjatë dy orëve të para të përkeqësimit të motit janë regjistruar rreth 800 vetëtima.


Moti i keq shkaktoi dëme të mëdha materiale, shtëpitë mbetën pa energji elektrike, pa furnizime të ushqimit dhe rreth një mijë qytetarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre gjatë natës së 6 gushtit.

Qytetarët e gjithë vendit u solidarizuan dhe në koordinim me Kryqin e kuq, Shtabin e krizës dhe institucionet tjera mblodhën ndihmën themelore për të dëmtuarit nga vërshimet. 8 gushti u shpall ditë zie në Republikën e Maqedonisë.

Bashkia e Shkupit ndau një shumë prej 150 milionë denarë për rikonstruimin e infrastrukturës së dëmtuar në vendbanimet e prekura nga vërshimet e vitit të kaluar, punime që do v realizohen nga NP ‘Rrugë’, ndërsa një pjesë ju dha komunës Gazi Baba që angazhoi kompani tjera për kryerjen e punimeve’, kumtoi para dy ditëve kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori