LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe 44 të plagosur në aksidentin e autobusit në Zvicër

Një i vdekur dhe 44 të plagosur në aksidentin e autobusit në Zvicër

Një person ka vdekur dhe 44 u plagosën kur një autobus u rrëzua nga rrethojat e një autostrade.

Aksidenti ka ndodhur në orën 4:15 të mëngjesit të ditës së diel në autostradën jashtë Cyrihut.


Sipas një deklarate të policisë zvicerane, tre vetë u lënduan seriozisht, ndërsa pjesa tjetër pësoi lëndime të vogla dhe se shkaku i rrëzimit, nuk u kuptua menjëherë.

Autobusi i agjencisë “Flixbus”, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. /Telegrafi/