LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

Rita Ora ka qenë gjithmonë konsistente me regjimin e saj të fitnesit.

Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike, e cila ndodhet në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”, u pa në palestër për të dytën ditë radhazi të enjten, shkruan DailyMail.


31-vjeçarja doli në rrugë e veshur me geta të zeza të ngushta dhe një bluzë të gjerë, të cilën e lidhi në një nyjë për të treguar një pamje të belit të saj të hollë.

Rita ishte pa makijazh në stërvitjen e saj dhe i kapi flokët e saj bionde në stilin e një topuzi të çrregullt.

Bluza e ngushtë i thekson gjoksin më shumë se që duhet Rita Orës, gjatë daljes së saj nga palestra
Lexo po ashtu Bluza e ngushtë i thekson gjoksin më shumë se që duhet Rita Orës, gjatë daljes së saj nga palestra

Madje edhe fansi i saj më i madh mund të mos e kishte njohur, pasi ajo mezi njihej me një maskë të zezë në fytyrë dhe syzet e diellit.

Rita, e cila kishte vizituar të njëjtën palestër edhe të mërkurën, kompletoi pamjen e saj me një palë atlete shumëngjyrëshe të markës “Nike” dhe mbante me vete një peshqir të bardhë dhe një shishe uji.

Ndërsa ndodhet në Australi, Rita ka ushtruar me trajnerin e njohur të fitnesit Jono Castano, i cili ka punuar me emra të njohur si: Rebel Wilson dhe Pia Whitesell.

Rita i tha më parë revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Unë bëj tri raunde. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.

Rita gjithashtu bën një kardio dhe nuk ndalet ‘derisa të ndihet vërtet e lodhur’.

Interpretuesja e hitit “Your SOng” mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të 2022 të “The Voice Australia”.

Ajo mbërriti në kontinentin australian së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Rita së fundmi tha së fundmi në një intervistë për The Independent se do të donte të kishte një familje të mirë të madhe një ditë.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori