LAJMI I FUNDIT:

Një sulm tjetër i frikshëm në rrugët e Londrës, të dhënat tregojnë se kryeqyteti britanik po bëhet shumë i rrezikshëm (Foto/Video)

Një sulm tjetër i frikshëm në rrugët e Londrës, të dhënat tregojnë se kryeqyteti britanik po bëhet shumë i rrezikshëm (Foto/Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një djalë i ri në një biçikletë nxjerr një thikë të madhe duke ia drejtuar dy burrave, pas një grindjeje gjatë mesit të ditës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë dy burra që dalin nga një Volkswagen i zi që u ngjit në një rrugë anësore në Streatham, Londër, më 18 tetor.


Burrat pastaj kapin vëmendjen e dy të rinjve në biçikleta para se një zënkë të fillojë në mes të shoferit dhe kalimtarëve.

Pronari i videos së kapur nga kamerat e sigurisë ka thënë: “Dëgjova shumë britma dhe nuk dija se çfarë po ndodhte”.

Incidenti vjen pasi shifrat e reja tregojnë se numri i vrasjeve në Britani të Madhe është rritur me 14 për qind dhe krimet me thikë me 12 për qind.

Statistikat e reja të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan se numri prej 32,332 veprave të regjistruara që përfshijnë një thikë ose një instrument të mprehtë, ishte më i larti që nga viti 2011, prej kur kishin filluar regjistrimet krahasuese.

Ato gjithashtu kanë treguar se numri i vrasjeve në mbarë vendin është rritur nga 630 në 719.

Këto të dhëna shfaqin gjithashtu nivelin e dhunës në të gjithë kryeqytetin, ku Londra regjistron vrasjen e 113-të këtë javë, të shoferit të autobusit Ian Tomlin, 46 vjeç.

Ndërsa Policia Metropolitane përpiqet të trajtojë prejardhjen e sulmeve, të dhënat tregojnë se në Londër 55 sulme ndodhën në vende publike dhe 22 besohet të jenë të lidhura me bandat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori