LAJMI I FUNDIT:

Një sukses për Guinness: Fëmijët përmes 3350 shisheve të plastikes shkruajnë sloganin “Ka vetëm një tokë”

Një sukses për Guinness: Fëmijët përmes 3350 shisheve të plastikes shkruajnë sloganin “Ka vetëm një tokë”

Fëmijët në shkollën St. Edwards në Reading, Angli, shkruan një fjali me 3350 shishe plastike, për këtë arsye shpresojnë të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness.

Sipas BBC, fëmijëve iu deshën 45 minuta për të shpërndarë shishet për të shkruar fjalët “Ka vetëm një tokë”.


Libri i Rekordeve Guinness ende nuk e ka konfirmuar këtë numër, por, sipas raportimeve të mediave, rekordi aktual prej 2,560 shishesh u arrit në Dubai në gusht të vitit 2020.

Drejtori i shkollës Jonathan Parsons tha se nxënësit duan të vënë në dukje ndryshimin e klimës dhe mjedisin.

Fëmijët që ndjekin këtë shkollë janë nga 3 deri në 11 vjeç, të cilët kanë grumbulluar 4000 shishe nga fqinjët, hotelet, dyqanet dhe restorantet. Atyre u duheshin vetëm 3350 për të “printuar” fjalinë “Ka vetëm një tokë”. Pas kësaj, të gjitha shishet dërgohen për riciklim.

Slogani u propozua nga një nxënës pesëvjeçar dhe më pas e gjithë shkolla votoi për të.

“Kjo përcaktoi se sa shishe do të përdorim në mënyrë që ta shkruajmë në një mënyrë vërtet të mirë dhe të qartë”, tha drejtori Parsons.

Shkolla tha se numri i shisheve ishte “kontrolluar dhe numëruar me kujdes nga zyrtarë të pavarur vullnetarë” për t’u dorëzuar më vonë në Guinness. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Momenti kur alpinisti vrapon për të shpëtuar jetën pasi ndiqet nga lopa

Momenti kur alpinisti vrapon për të shpëtuar jetën pasi ndiqet nga lopa

Fun
Burrat gjermanë me gishtat më të fortë garojnë në “një kampionat të rrallë” të Bavarisë

Burrat gjermanë me gishtat më të fortë garojnë në “një kampionat të rrallë” të Bavarisë

Interesante
Policia e Karolinës së Veriut tronditet kur pas raportimit për një hardhucë të madhe gjejnë një iguana mbi një metër të gjatë

Policia e Karolinës së Veriut tronditet kur pas raportimit për një hardhucë të madhe gjejnë një iguana mbi një metër të gjatë

Interesante
Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar 'rëndë' - paralajmëron eksperti

Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar 'rëndë' - paralajmëron eksperti

Interesante
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Kalo në kategori