Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Anglisë ka raportuar se nga persona të panjohur i është hapur me forcë vetura, nga e cila janë vjedhur tre çanta dhe një llap-top.

Rasti ka ndodhur në fshatin Proec të Graçanicës, të hënën në orën 22:45.


“Viktima mashkull shtetas i Anglisë, ka raportuar se nga persona të panjohur i është hapur me forcë vetura, nga e cila janë vjedhur tre çanta dhe një llap-top”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/