Një shqiptar kampion i Gjermanisë me Bayern Munich - Erblin Osmani futet në librat e historisë

Një paraqitje mund të mjaftojë për të fituar titullin e kampionit në futboll – dhe kjo është dëshmuar nga talenti kosovar Erblin Osmani, i cili në moshën 16-vjeçare është shpallur kampion i Gjermanisë me Bayern Munichun.
Bayerni e siguroi titullin e Bundesligës për sezonin 2025/26 të dielën, katër xhiro para fundit, duke e fituar kështu trofeun e 35-të të kampionit në histori.
Osmani, i lindur më 19 maj 2009 në Gjermani, është grumbulluar vetëm në një ndeshje të Bundesligës këtë edicion, por kjo ka qenë e mjaftueshme që ai të futet në listën e kampionëve.

Më 21 mars, në fitoren 4-0 ndaj Union Berlinit, mesfushori u aktivizua nga minuta e 87-të, duke e zëvendësuar Leon Goretzkan.
Ky debutim e futi Osmanin edhe në librat e historisë si një prej lojtarëve që e kanë fituar titullin me Bayernin, ndërsa klubi shihet se ka besim në të ardhmen e tij. Ai mund të ketë më shumë minuta në ndeshjet e mbetura në Bundesligë.
16-vjeçari ka kontratë me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2027, por pritet që së shpejti të diskutohet edhe një marrëveshje e re.
🇩🇪🚨 INSANE!
Bayern Munich have set a new Bundesliga record by handing out debuts to 8 teenagers in a single season.
These are the young talents who made their first-team breakthrough:
🇩🇪 Erblin Osmani 16⁰
🇧🇷 Maycon Cardozo 17⁰
🇩🇪 Wisdom Mike 17⁰
🇩🇪 Cassiano Kiala 17⁰
🇸🇳… pic.twitter.com/Z0aIt3KODY
— BayernByNumbers (@BayernByNumbers) April 14, 2026
Në nivel të akademisë, Osmani po shkëlqen: me ekipin U17 të Bayernit këtë sezon ka regjistruar 16 paraqitje, me 6 gola dhe 7 asistime, ndërsa ka edhe dy ndeshje me ekipin U19 – shifra që e konfirmojnë progresin e tij të shpejtë.
Bayerni e ka përfshirë Osmanin edhe në posterin e lojtarëve që e kanë fituar titullin këtë sezon, ku ai bën pjesë në mesin e një grupi të futbollistëve që kanë ardhur nga sistemi i të rinjve dhe kanë shijuar për herë të parë futbollin profesionist.
🏆 𝑫𝑬𝑼𝑻𝑺𝑪𝑯𝑬𝑹 𝑴𝑬𝑰𝑺𝑻𝑬𝑹 𝟐𝟎𝟐𝟔 🔴⚪️ pic.twitter.com/GLVBEcMFXc
— FC Bayern München (@FCBayern) April 19, 2026
Pas sigurimit të kampionatit, Bayerni synon tani edhe trofetë tjerë: Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/





















































