LAJMI I FUNDIT:

“Një rregull që e dinte Mourinho, nuk e dinte asnjë gjyqtar i Ligës Premier”, Terry zbulon se si Chelsea përfitoi shumë nga Special One

“Një rregull që e dinte Mourinho, nuk e dinte asnjë gjyqtar i Ligës Premier”, Terry zbulon se si Chelsea përfitoi shumë nga Special One

John Terry zbuloi se Jose Mourinho ishte aq i etur për të fituar avantazhe të vogla kudo që të ishte e mundur gjatë periudhave të tij si trajner i Chelseat, saqë ai përfundoi duke ditur më shumë për rregullat e lojës sesa disa gjyqtarë të Ligës Premier. Special One, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, mori drejtimin e Chelsean në vitin 2004 pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Porton.

Trajneri portugez fitoi tituj të ligës së bashku me Blutë, plus dy Kupa të Ligës dhe një Kupë FA, përpara largimit të tij shokues në vitin 2007. Mourinho iu bashkua ekipit të Londrës perëndimore në 2013, pas periudhës me Interin dhe Real Madridin, dhe vazhdoi të fitonte një tjetër titull të Ligës Premier dhe Kupën e Ligës përpara se të shkarkohej në mes të sezonit 2015-16.


Terry, kapiteni i Chelseat, ishte një nga interpretuesit më të spikatur të Mourinhos në Stamford Bridge.

Dhe legjenda e Ligës Premier ndau një histori interesante për ish-shefin e tij ndërsa mbulonte Kupën e Botës për beIN Sports në Katar në vitin 2022. Duke folur pas një prej ndeshjeve të turneut, Terry zbuloi se sa i vendosur ishte Mourinho kur ishte fjala për të fituar.

“Ai do të bënte gjithçka për të marrë një avantazh të vogël. Më kujtohet se rregulli ishte nëse do të kalonit 1-0 dhe topi do të futej në zonë, nëse dy mbrojtës e një ekipi përpalesshin dhe të dy rrëzoheshin në tokë, të dy nuk duhej të dilnit nga fusha e lojës për të marrë trajtimin”, ka thënë anglezi.

“Ai më kërkonte mua dhe Gary Cahillin dhe thoshte kur topi hynte në zonë, përplasuni me njëri-tjetrin dhe të dy rrëzohuni në tokë dhe nuk mund ta lëshoni fushën”.

“Ne do të thoshim: ‘Nuk kemi dëgjuar kurrë për atë rregull – kurrë’”, ka shtuar më tej ai.

Terry më pas vazhdoi të identifikojë një shembull të një ndeshjeje në të cilën Chelsea shfrytëzoi rregullin pak të njohur përmes udhëzimeve të Mourinhos dhe se si arbitri as që ishte në dijeni të tij.

“Pra, ne po fitonim 1-0 në 10 minutat e fundit, topin e largova me kokë dhe thash me vete më mirë të rrëzohemi tani: ‘Gary rrëzohu’”.

“Unë rashë në tokë, u ngrita dhe arbitri më thotë: “Ju të dy, jashtë fushës.’Unë i thash: ‘Jo, jo. Ky nuk është rregulli. Konsultohuni me gjyqtarin anësor’”.

“Gjyqtari tha” ‘Po, keni të drejtë – qëndroni të dy’”, kishte zbuluar më tej Terry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori