LAJMI I FUNDIT:

Një punonjës në Komunën e Kisella Vodës infektohet me coronavirus

Një punonjës në Komunën e Kisella Vodës infektohet me coronavirus

Nga Komuna e Kisella Vodës njoftuan se një punonjës i tyre është infektuar me coronavirus dhe pesë të punësuarit tjerë që kanë qenë në kontakt me të do të izolohen.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe Shtabi i Krizës në takimin e sotëm miratuan rekomandime si për të punësuarit ashtu edhe për banorët e kësaj komun, njofton Telegrafi Maqedoni.


Për gjendjen në Komunën e Kisella Vodës është infromuar Qendra e Shëndetit Publik ku janë marrë rekomandime për veprime të mëtejshme ndërsa për shkak të gjendjes së krijuar, nga kjo komunë njoftojnë se nuk do të unojnë deri më 12 maj.

Ata shtuan se dezinfektimi i zyrave të komunës, hyrjet e ndërtesave banuese, stacionet e autobusëve, kopshtet dhe shkollat do të vazhdojë të realizohet. Në ndërtesat ku jeton ndonjë i sëmurë ose ku ka njerëz në karantinë dezinfektimi do të bëhet çdo tre ditë./Telegrafi/