LAJMI I FUNDIT:

Një precedent në Kuvajt: Tetë gra emërohen gjyqtare të Gjykatës së Lartë

Një precedent në Kuvajt: Tetë gra emërohen gjyqtare të Gjykatës së Lartë

Tetë gra u bënë gjyqtare të Gjykatës së Lartë në Kuvajt, e cila gjë është një precedent në atë vend pas luftës për t’ia mundësuar grave që të ushtrojnë atë profesion.

Barrons shkruan se këto gra janë pjesë e 54 gjyqtarëve të emëruar në Gjykatën e Lartë.


Siç tha Yousef al-Matawa, presidenti i Këshillit Suprem Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit, pas një kohe puna e tyre do të vlerësohet, megjithatë, ai nuk specifikoi kohëzgjatjen e asaj periudhe.

Megjithëse shoqëria në Kuvajt është një nga më të hapurat në vendet e Gjirit, familjet vazhdojnë të vendosin kufizime të rrepta për liritë e anëtarëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Lulwa Saleh Al-Mulla, e cila kryeson Shoqatën Kulturore dhe Sociale të Grave, tha se organizata e saj ka luftuar për një kohë të gjatë që gratë të jenë gjyqtare në Kuvajt.

“Këto emërime na bëjnë të lumtur dhe ne besojmë se po përparojmë drejt nivelit të vendeve të përparuara”, shtoi ajo.

E drejta për të votuar dhe e drejta për të kandiduar për zyrat shtetërore në Kuvajti u dha në vitin 2005.

Po atë vit, Massouma al-Mubaraka ishte ministrja e parë dhe katër vjet më vonë gratë u zgjodhën në parlament për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori