Një person ka vdekur të mërkurën në një spital privat në lagjen Veternik në Prishtinë, ku ishte duke u trajtuar.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Reklama

Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. /Telegrafi/