Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:10, në Malishevë.


Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/