LAJMI I FUNDIT:

Një nuse shkoi me vello për të votuar

Një nuse shkoi me vello për të votuar

Për dikë në mbarë botën sot mund të jetë ditë e zakonshme, por jo për kosovarët – pasi sot e gjithë Kosova është në zgjedhje.

Mirëpo po në këtë ditë zgjedhjesh disa kanë zgjedhur edhe të martohen, e detyra si një qytetare e Kosovës ka bërë që një grua të hedh votën e saj e veshur me vello, njofton Klan Kosova.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi, ku bëhet e ditur që kjo nuse votoi në fshatin Grashticë të Prishtinës, ndërsa dhe po mbante ceremoninë e martesës së saj.