LAJMI I FUNDIT:

‘Një ndeshje e veçantë për të gjithë’ – Kosova mbajti seancë stërvitore në Cyrih

‘Një ndeshje e veçantë për të gjithë’ – Kosova mbajti seancë stërvitore në Cyrih

Të martën mbrëma, Kosova është mysafire e Zvicrës në Stadion Letzigrund të Cyrihut, në një ndeshje miqësore.

Të drejtuar nga trajneri Alain Giresse, skuadra zhvilloi një stërvitje në fushën e stadiumit, ku do të zhvillohet loja.


Më pas, përzgjedhësi i Kosovës dhe mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Në një prej prononcimeve të tij, ylli i Kasimpasa ka thënë se për shumicën e lojtarëve kjo është një përballje e veçantë.

Për më shumë, 27-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja dhe e përfaqësueses së Zvicrës, para se të vendoste ta përfaqësojë Kosovën.

Megjithatë, ai ka thënë është përgatitur si për çdo ndeshje dhe se nuk ka ndonjë motivim të veçantë për këtë takim, megjithëse është një ndeshje e veçantë për të dhe bashkëlojtarët. /Telegrafi/