Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes dy vëllezërve dhe babait, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta. Si pasojë, babai dhe njëri djalë kanë mbetur të vdekur, ndërsa djali tjetër është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/