LAJMI I FUNDIT:

Një muaj para ndeshjeve miqësore – Franco Foda erdhi në një moment kur lojtarët e Kosovës po e kthejnë formën

Një muaj para ndeshjeve miqësore – Franco Foda erdhi në një moment kur lojtarët e Kosovës po e kthejnë formën

Franco Foda u prezantua si përzgjedhës i Kosovës në javën që lamë pas për të nisur një kapitull të ri në krye të Dardanëve.

Kosova vjen pas eliminatoreve të dështuara për Kampionatin Evropian, ndërsa para vetës ka Ligën e Kombeve, ku jemi shortuar me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.


Por para ndeshjeve zyrtare, Foda, do të debutojë në miqësoret e muajit mars, ku Dardanët përballen me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).

Por para këtyre ndeshjeve dhe debutimit të Fodas, si qëndrojnë lojtarët me formën e tyre.

Më poshtë një analizë se si dhe sa po luajnë disa nga lojtarët kryesorë të Kosovës.

Portierët

Pozita më e ndjeshme mbetet ajo e portës, ku dy portierët kryesorë, Arijanet Muric dhe Visar Bekaj, vazhdojnë të mbesin portierë rezervë në ekipet e tyre.

Të dy portierët qëndrojnë në portë vetëm në ndeshjet e Kupës. I fundit i ftuar ishte Kenan Haxhihamza, i cili është startues me Dukagjinin.

FFK ka njoftuar se po punohet edhe për afrimin e Diant Ramajt nga Ajax, i cili është portier startues te gjiganti holandez.

Mbrojtja

Mbrojësit që janë ftuar në vitin e fundit, në vitin 2024 kanë vazhduar me formë të mirë.

Kapiteni Amir Rrahmani është lojtar i rëndësishëm te Napoli, sikurse që janë edhe dyshja Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj te Alanyaspori.

Kreshnik Hajrizi ka pasur rritje në vitin e fundit me paraqitjet e tij shumë të mira te Lugano.

Mërgim Vojvoda së fundmi ka vazhduar kontratën me Torinon, ndërsa Leart Paqarada i kthyer nga dëmtimi, nuk ka luajtur asnjë ndeshje te Koln në Bunesliga këtë vit.

Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova të cilët u përmendën nga Franco Foda në konferencën e prezantimit, vazhdojnë të jenë të rëndësishëm për Llapin dhe Ballkanin.

Mesfusha

Pika më e dobët ndër vite ka qenë ajo e mesfushës, por duket se Kosova është afër të mbyll ‘transferimin’ e Elvis Rexhbeçajt, i cili po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga me Augburgun. Ai i ka luajtur të gjitha ndeshjet në vitin 2024 me klubin gjerman, ndërsa në përgjithësi ka 22 ndeshje dhe dy gola.

Tjetër hap i rëndësishëm është ai i Qëndrim Zybës i cili kompletoi transferimin te klubi i njohur polak, Legia Varshava, me të cilët edhe ka debutuar. Nesë Zyba arrin të fitojë një vend në formacion do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm edhe Fodan te Kosova.

Floriant Loshaj që luan te Istanbulspor, po tregon ngritje edhe pse skuadra e tij duket se ka rënë nga elita. Ai shënoi një gol në ndeshjen ndaj Gaziantepsor, para disa ditësh.

Tjetër lajm i mirë është kalimi i Florent Muslijës te Freiburg në Bundesliga, ku dal nga dal po fillon të marr minuta.

Një tjetër gjë interesante është kalimi i Valon Berishës te LASK, i cili me gjasë do të kthehet nëse merr ftesë nga Kosova.

 Sulmi i mbipopulluar, por me paraqitje të mira

Në sulm, Foda do të ketë zgjedhje më shumë, pasi që aty luajnë emra si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Ermal Krasniqi, Zymer Bytyqi, Elbasan Rashani, Alban Ajdini, Altin Zeqiri, Muhamet Hyseni dhe Albion Rrahmani.

Trajneri gjerman mund të mbështet tek i rikthyer nga lëndimi, Muriqi, i cili edhe shënoi goli në javën që lamë pas.

Rashica ka dy gola dhe dy asistime me Besiktasin në vitin 2024, ndërsa formë të jashtëzakonshme po kalon edhe Edon Zhegrova me Lillen.

Edhe pjesë e tjetër e lartpërmendur po kanë minuta të mjaftueshëm dhe shpesh shënojnë gola dhe asistojnë në ekipet e tyre.

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi luajnë së bashku te Rapid Bukuresht, ku nuk po i ndalin golat dhe asistimet.

Mbetet të shihet se cilët lojtarë do t’i preferojë Foda për ndeshjet e marsit, ku do të fillojë të krijojë bazën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori