LAJMI I FUNDIT:

Një kinema në Paris evakuohet, pasi një person bërtiti “Allahu Akbar” teksa po shfaqej filmi “‘Joker’

Një kinema në Paris evakuohet, pasi një person bërtiti “Allahu Akbar” teksa po shfaqej filmi “‘Joker’

Një shfaqje e filmit “Joker” në një kinema në Paris u evakuua pasi një burrë bërtiti me fjalët “Allahu Akbar”, duke shkaktuar panik te të pranishmit.

Njerëzit kishin dalë për të parë në orën 9:30 filmin në kinemanë “Grand Rex” të dielën në mbrëmje, por arritën ta shikojnë vetëm gjysmën e filmit, para se të gjithë të kalonin në shok.


Burri u dëgjua duke thënë disa herë gjatë premierës fjalët: “Ky film është politik”, ndërsa të tjerët në audiencë i kërkuan që të ishte i qetë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ai u ngrit më pas nga ulësja dhe vendosi duart mbi gjoksin e tij përpara se të bërtiste “Allahu Akbar!”.

Veprimet e tij shkaktuan panik dhe kaos brenda kinemasë pasi njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke tentuar të iknin pasi të gjithë mendonin se ai kishte armë, raportoi Le Parisien.

“Ishte një panik shumë i madh”, tha një qytetar i quajtur Victor.

Njeriu që bërtiti fjalët, që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht dhe ka qenë i lidhur me terrorizmin radikal islam, u përpoq të largohej nga kinemaja.

Ai arriti të dilte nga ndërtesa pavarësisht që një roje sigurie po e ndiqte atë.

Më pas ai u ndalua nga policia e Parisit dhe u mor në arrest.

Burri, i cili u gjet si i paarmatosur, u identifikua më vonë si një 34-vjeçar nga periferia e Parisit në Boulogne-Billancourt.

Kinemaja “Grand Rex” e cila daton nga viti 1932 u evakuua para se të kontrollohej nga një skuadër bombe, të cilët nuk gjetën asgjë të dyshimtë brenda saj.

“Ata ishin dy hajdutë që kërkonin një mënyrë për të marrë telefonat dhe çantat e njerëzve. Me sa duket ata kishin përdorur të njëjtën taktikë dikur në tren”, tha një nga zyrtarët e kërkimit.

Burri u la i lirë nga paraburgimi të hënën në mbrëmje dhe më pas iu dha një ekzaminim psikiatrik, sipas publikimit.

Sipas Le Parisien, menaxhmenti i kinemasë thoshte që filmi i sapohapur tërheq ‘një lloj specifike te shikuesit, veçanërisht njerëz që janë kundër sistemit’.

“Ka pasur incidente të vogla në teatrot e tjera lidhur me këtë film”, thanë ata në një deklaratë.

Një nga drejtorët e kinemasë më vonë ofroi një shpjegim tjetër, duke i thënë The Hollywood Reporter se teatri, i cili ka aftësinë të mbajë 500 anëtarë të audiencës, ishte i mbushur me plot 200 persona gjatë shfaqjes dhe afro 25 anëtarë të audiencës që u arratisën, ndërsa pjesa tjetër qëndroi deri në fund të filmit.

Zëdhënësi tha se burri kishte punuar me një bashkëpunëtor për të krijuar me qëllim një ndërprerje në kinema në përpjekje për të vjedhur sendet personale të njerëzve.

Filmi “Joker” u publikua në Mbretërinë e Bashkuar në 4 tetor dhe kohët e fundit u bë filmi më i suksesshëm në histori, duke mbledhur 849 milionë dollarë në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori