LAJMI I FUNDIT:

Një Kërçovar është djegur në zjarr mali

Një Kërçovar është djegur në zjarr mali

Policia e Kërçovës ka njoftuar se mbrëmë në hyrje të fshatit Orllanc është gjetur trupi i M.T. (1942) nga Kërçova, i cili ka pasur djegie të dukshme në kokë, qafë, ekstremitetet e epërme dhe në këmbën e djathtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dy ditë më parë ai është larguar nga Kërçova në drejtim të fshatit. Në vendin ku është gjetur trupi i të ndjerit, rreth orës 10 ka shpërthyer zjarr në kullosë dhe pyllin përreth, ku dhe rreth orë 12 ka ndërhyrë ekipi i zjarrfikësve.


Mbrëmë i ndjeri është gjetur nga ana e anëtarëve të familjes së tij, ndërsa policia ia ka dorëzuar trupin e pajetë familjes për varrim./Telegrafi/