LAJMI I FUNDIT:

Një kafshë misterioze kapet nga kamerat e një lagje në Teksas

Një kafshë misterioze kapet nga kamerat e një lagje në Teksas

Një grua nga Teksas ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një kafshe misterioze në lagjen e saj të cilën ajo e zbuloi përmes kamerës së saj.

Tina Kahlig tha se u tregua e shpejtë për të bërë fotografi kur ajo shikoi nga jashtë shtëpisë së saj në Hill Country Village, dhe vuri re diçka që e la atë “të trullosur”.


“Isha brenda dhe shikova drejt oborrit”, bëri të ditur Kahlig, duke shtuar: “Dhe e pash një kafshë mu këtu, dhe mendova ‘Uau, çfarë është kjo krijesë?”, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.

Tutje ajo deklaroi se krijesa po ushqehej me manaferra të cilat kishin rënë nga një shkurre.

Fotot e saja Kahlig i postoi tek NextDoor, ku fqinjët i ofruan teoritë e tyre, duke përfshirë edhe disa sugjerime se ajo kishte zbuluar “chupacabra-n” mitike.

Ajo tha se disa njerëz mendojnë se kafsha në fjalë është një përzierje mes një kojote dhe një qeni.

Legjenda lokale thotë se një luan i malit jeton pranë Hill Country Village, por zyrtarët e qytetit thanë se kafsha në fjalë nuk është kapur kurrë nga kamera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kalo në kategori