LAJMI I FUNDIT:

Një grusht me lajthi dhe kikirikë çdo ditë: Pse duhen ngrënë?

Një grusht me lajthi dhe kikirikë çdo ditë: Pse duhen ngrënë?

Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirikë në ditë, jo vetëm që të mban larg urisë për ushqime të shpejta e të dëmshme, por edhe një zakon i shëndetshëm

Ndërkohë që studimet e mëparshme kanë theksuar vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, një tjetër studim i ka lidhur ato me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike.


Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ato neurodegjenerative ku bëjnë pjesë Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti.

Konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.

Studimi ka përfshirë të dhënat e 120’000 meshkujve dhe femrave të moshës 55-69 vjeç. Ata që konsumonin lajthi dhe kikirikë kanë treguar shifra mbresëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda.

Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasi e duhur e konsumimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë nuk ka treguar ndikim në këtë kuadër.

Burimi: CBS News, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori