LAJMI I FUNDIT:

Një grup japonez kundërshton planin për vendosjen e taksës ndaj kilometrazhit të automjeteve elektrike

Një grup japonez kundërshton planin për vendosjen e taksës ndaj kilometrazhit të automjeteve elektrike

Një grup lobues japonez i automobilave “kundërshton me vendosmëri” një plan për taksën e kilometrazhit për automjetet elektrike (EV), tha të enjten një zyrtar i grupit, duke shtuar se kjo do të ngadalësonte përpjekjet e elektrifikimit.

“Ne jemi kundër vendosjes së nxituar të masave të tilla si taksa e kilometrazhit pa diskutim publik”, tha Seiichi Nagatsuka, nënkryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Japoni, transmeton Telegrafi.


Ministri japonez i Financave Shunichi Suzuki e nxori planin midis ideve që ai përmendi në një debat parlamentar, muajin e kaluar, për të trajtuar një situatë të rëndë financiare.

Suzuki tha se automjetet e elektrike, ndryshe nga automjetet me benzinë, nuk iu nxjerrën tatime në fazën e drejtimit përmes taksave të karburantit. Ai shtoi se automjetet elektrike janë më të rënda se automjetet me benzinë, të cilat kanë një rol të madh në dëmtimin e rrugëve. /Telegrafi/