LAJMI I FUNDIT:

Me një fotografi nga eksodi i viteve të nëntëdhjeta, Sharon Stone falënderon Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali

Me një fotografi nga eksodi i viteve të nëntëdhjeta, Sharon Stone falënderon Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali
(Foto: Getty Images/Instagram)

Aktorja hollivudiane, Sharon Stone, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pasi 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë udhëtuan drejt Italisë.

Në kohën kur italianët po përballen me një numër të madh të infektuarish dhe mijëra të vdekurish si pasojë e COVID-19, shqiptarët u dolën në ndihmë duke nisur drejt vendit fqinj pjesëtarë të stafit mjekësor.


Ky akt i ka rënë në sy edhe aktores amerikane, e cila ka bërë një postim në InstaStory duke kujtuar kohën kur shqiptarët udhëtonin me anije drejt Italisë.

(Foto: InstaStory/sharonstone)

62-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi të afro tri dekadash më parë të një anije të mbushur me shqiptarë nga koha e eksodit të madh në vitet e nëntëdhjeta.

“Para 30 vitesh, Italia vendosi t’u ndihmonte atyre. Sot, Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë që t’i ndihmojnë Italisë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër”, ka shkruar Stone në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori