LAJMI I FUNDIT:

Një erë e keqe sikurse ‘të vjella’ po i mban të mbyllur banorët e një qyteti në Angli

Një erë e keqe sikurse ‘të vjella’ po i mban të mbyllur banorët e një qyteti në Angli

Një situatë e pazakontë po ndodh në një qytet të Yorkshire të Anglisë.

Njerëzit që jetojnë në Cottingham, East Riding, thonë se qyteti i tyre mban erë aq të keqe sa po i mban ata brenda, transmeton Telegrafi.


Aroma e keqe është përshkruar se mban erë “si të vjella” dhe është aq e fortë sa i bën njerëzit “të sëmurë fizikisht”.

Disa pretendojnë se i ka detyruar të anulojnë shëtitjet e përditshme dhe një biznes në qytet thotë se njerëzit kanë anuluar marrjen e porosive për Krishtlindje për shkak të erë të keqe.

Burimi i erës mendohet të jetë një vend mbetjesh biologjike në Willerby aty pranë, i drejtuar nga një kompani e quajtur Wastewise. /Telegrafi/