LAJMI I FUNDIT:

Një erë e fuqishme godet Mekën (Video)

Një erë e fuqishme godet Mekën (Video)

Një erë e fortë goditi rajonin e Mekës në mbrëmje, kurse në rrjetet sociale u shfaq një video që tregon fuqinë e erës në Kaba dhe Arafat.

Erërat e stuhishme zbuluan pothuajse plotësisht muret e Kabës, transmetojnë mediat botërore.


Në prag të fillimit të ritualit më të rëndësishëm të adhurimit në haxh, era ka shkatërruar një kamp në Arafat që u ndërtua për besimtarët gjatë qëndrimit të tyre.

Nuk raportohet për persona të lënduar, apo viktima.

Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën me rrebeshe shiu të dielën në Arabinë Saudite, në prag të nisjes së pelegrinazhit të Haxhit.

Besimtarët mbërritën në Arabi javën e kaluar për ritualin 5-ditor, që ripërshkon rrugën që Profeti Muhamed bëri 14 shekuj më parë. Shirat dhe stuhitë detyruan pelegrinët që të mbroheshin në tenda dhe të kalonin nëpër pellgje.

Disa u lutën në Xhaminë e Madhe para se të shkonin në zonën e Minës ose në drejtim të Malit Arafat, në lindje të Mekës.

Pelegrinët do të mbërrijnë të hënën në mëngjes në Malin Arafat.

Autoritetet janë përgatitur prej muajsh për të garantuar sigurinë e pelegrinëve, tha ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah për Reuters, me më shumë se 30,000 punonjës shëndetësorë që veprojnë në 25 spitale dhe ofrojnë shërbime falas mjekësore, duke përfshirë procedura komplekse të tilla si operacioni i hapur i zemrës.

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori