LAJMI I FUNDIT:

Një burrë u përpoq të hapte derën e aeroplanit që po fluturonte për në Bosnjë sepse nuk donte të ndalonte në Beograd

Një burrë u përpoq të hapte derën e aeroplanit që po fluturonte për në Bosnjë sepse nuk donte të ndalonte në Beograd

Një burrë u përpoq të hapte derën e aeroplanit në fluturimin për në Tuzla sepse nuk donte të ndalonte në Beograd.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur gjatë një fluturimi të mbrëmshëm nga Billund i Danimarkës për në Tuzla.

Siç thuhet më tej, aty ka ndodhur një incident i pazakontë kur një burrë ka tentuar të hapë derën e aeroplanit, madje gjatë fluturimit.

Sipas një lexuesi të portalit klix.ba, aeroplani i kompanisë Wizz Air për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.

Burri është ndaluar shpejt nga ndërhyrja e ekuipazhit të kabinës.

Siç mësohet më tej, pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij.

Dhe pas uljes në aeroportin e Beogradit, të dy janë arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori