Një burrë nga Ohio fiton lotarinë dy herë brenda një dite për një total prej 300,250 dollarësh

Një burrë nga Ohio po feston ditën më me fat të jetës së tij, pasi fitoi dy çmime lotarie në një ditë të vetme për një total prej 300,250 dollarësh.
Banori i Akronit u tha zyrtarëve të lotarisë së Ohios se dita e tij me fat filloi kur një bast i drejtpërdrejtë prej 50 centësh në një short Pick 3 në mesditë, rezultoi në fitimin e tij prej 250 dollarësh.
Ai ndaloi në dyqanin Giant Eagle në West Avenue në Tallmadge më vonë po atë ditë dhe bleu disa bileta gërvishtëse Wild Cash Tripler.
Bileta e katërt në grumbullin e tij doli të ishte një fitues prej 300,000 dollarësh, transmeton Telegrafi.
Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të paguar makinën e prindërve të tij, për të blerë një makinë të re dhe për të rritur kursimet e tij. /Telegrafi/




















































