LAJMI I FUNDIT:

Një afat kalimtar për t’u harruar nga Barcelona: Sulmi i tyre nga emra si Messi dhe Griezmann, kalon tek Memphis dhe Luuk de Jong

Një afat kalimtar për t’u harruar nga Barcelona: Sulmi i tyre nga emra si Messi dhe Griezmann, kalon tek Memphis dhe Luuk de Jong
Foto: Marca

Barcelona e ka kaluar afatin kalimtar më zhgënjyese në vite e fundit, për shkak të situatës së tmerrshme financiare të klubit, e cila i detyroi madje t’i largojë lojtarët kryesorë këtë verë.

Një vit pasi larguan Luis Suarezin për te Atletico Madridi, Blaugrana e kanë huazuar edhe Antoine Griezmann në këtë klub, ndërsa klubi ka nënshkruar me sulmuesi holandez Luuk de Jong – që po ashtu erdhi në huazim.

Në vetëm pak javë, Barcelona kaloi nga sulmi me Lionel Messin dhe Griezmannin në një sulm që do të drejtohet nga De Jong dhe Memphis Depay, si sulmuesit e tyre të parë.


Tre nënshkrimet kryesore të Barcelonës erdhën me kosto zero, pasi Memphis , Eric Garcia dhe Sergio Aguero u bashkuan falas, ndërsa Barcelona ishte thjesht vëzhguese, kur klubet si Manchester City, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Manchester United shpenzuan miliona euro për të forcuar ekipet e tyre.

Barcelona nuk kishte kapacitet financiar për të rinovuar kontratën e lojtarit më të mirë në botë, pavarësisht se presidenti Joan Laporta kaloi gjysmë vere duke i siguruar tifozët se bisedimet për rinovimin e Messit po shkonin mirë.

Ditën kur agjenti dhe babai i argjentinasit, Jorge Messi, do të nënshkruante zgjatjen e kontratës, Laporta e informoi atë se Barcelona nuk mund të përballonte shërbimet e kapitenit të tyre.

Mes lotësh, Messi i dha lamtumirën Barcelonës dhe iu bashkua Paris Saint-Germain.

Klubi kërkonte dhe largime të tjera, por Samuel Umtiti, Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Martin Braithwaite, nuk kishin oferta dhe mbetet në planet e Ronald Koeman edhe për këtë sezon, pavarësisht që disa nga ta nuk pëlqehen nga holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori