LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan ushtarak rrëzohet në Iran, raportohet për tre të vdekur

Një aeroplan ushtarak rrëzohet në Iran, raportohet për tre të vdekur

Tre persona supozohet të kenë gjetur vdekjen kur një aeroplan ushtarak u rrëzua në rajonin iranian të Tabrizit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona vdiqën në aksidentin që ndodhi pranë sallës së sportit dhe shkollës në Tabriz.


Konfirmimi ka ardhur edhe nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Mehr.

Megjithatë, deri më tani nuk ka më shumë detaje dhe as nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aeroplan iranian. /Telegrafi/