LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan me 28 persona zhduket në Rusi

Një aeroplan me 28 persona zhduket në Rusi

Një aeroplan rus An-26 gjatë rrugës nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana është zhdukur në Kamchatka, duke shkaktuar një alarm emergjent.

“Ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë (përfshirë një fëmijë) në bordin e avionit An-26. Një helikopter dhe trupat nga Ministria Ruse e Emergjencave po përgatiten për një operacion kërkimi dhe shpëtimi”, tha një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Meteorologët vunë re se në zonë kishte një mbulim të vogël resh, por dukshmëria ishte brenda kufijve normalë.

“Të gjitha shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe u dërguan për të shqyrtuar rrugën e avionit. Dy helikopterë dhe një aeroplan special po hetojnë zonën. Trupat e shpëtimit janë gati të lëvizin nga Palana në pikën e zbulimit të avionit”, tha qeveria rajonale në një deklaratë zyrtare.

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Situatave të Emergjencës, në bordin e avionit ndodhen 22 pasagjerë, përfshirë një fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Territorit Kamchatka tha se në bord ishin 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë nën 12 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori