LAJMI I FUNDIT:

Një 29-vjeçar që u gjet i shtrirë në një rrugë në Prishtinë, vdes në QKUK – Policia jep detaje për rastin

Një 29-vjeçar që u gjet i shtrirë në një rrugë në Prishtinë, vdes në QKUK – Policia jep detaje për rastin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rreth orës 10:00 të mëngjesit, autoritetet policore u njoftuan për një incident ku një person ishte gjetur i lënduar dhe i shtrirë në rrugë.


Menjëherë pas marrjes së kësaj informate, njësitë policore dhe ekipet emergjente shëndetësore u drejtuan me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se 29-vjeçari u transportua me urgjencë në QKUK për tretman mjekësor, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, u shpreh ajo.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë shtetërore, ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Hetuesit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke përfshirë ekzaminimin e skenës së krimit dhe kërkimin për dëshmitë që mund të jenë të lidhura me ngjarjen.

Qëllimi është të ofrohet një pasqyrë e qartë e rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi dhe, në rast se dyshohet për veprim kriminal, të identifikohen dhe ndiqen përgjegjësit ligjërisht.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me identitetin e viktimës ose rrethanat e ngjarjes në këtë fazë të hetimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori