LAJMI I FUNDIT:

Një 20-vjeçar nga Novobërda u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, policia nis hetimet

Një 20-vjeçar nga Novobërda u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, policia nis hetimet
Spitali i Gjilanit

Një 20-vjeçar nga Novobërda është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit të premten.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërkaq sipas familjarëve i ndjeri ka qenë me grip dhe është trajtuar në shtëpi.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Në mëngjesin e të premtes është sjell pa shenja jete një i ri i moshës rreth 20-vjeçare, i nacionalitetit serb nga komuna e Novobërdës. Sipas të dhënave të familjarëve, i ndjeri ka qenë i sëmurë nga gripi dhe është trajtuar në shtëpi ku edhe i është përkeqësuar gjendja”, ka thënë Emini.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të shtunën ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Hetim i vdekjes – Fsh. Zebincë, Novobërdë  26.01.2024 – 03:20. Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull serb kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori