LAJMI I FUNDIT:

Nivel i lartë i harmonizimit të Bankës Popullore të RMV-së me praktikat e BE-së

Nivel i lartë i harmonizimit të Bankës Popullore të RMV-së me praktikat e BE-së

Bankat qendrore në procesin e inkuadrimit drejt BE-së kanë rol të rëndësishëm në sigurimin e harmonizimit në sferat e kompetencave të tyre, para së gjithash mundësimin e stabilitetit monetar dhe financiar, u cek në takimin e mbajtur në Bankën popullore mes guvernatores, Anita Angellovska-Bezhoska dhe guvernatorit të Bankës popullore kroate, Boris Vujçiq.

Siç kumtoi Banka popullore, në takim, guvernatori Vujçiq e shprehi gatishmërinë e mëtutjeshme për ndarje të përvojave kroate nga procesi integrues me Bankën popullore e cila edhe tani, sipas vlerësimeve të institucioneve evropiane, ka nivel të lartë të harmonizimit në sferat e kompetencave të saj, posaçërisht në domenin e sistemit bankar, si bazë për shpërndarje efikase të mjeteve financiare në ekonomi. Në takim është bërë fjalë edhe për stabilizimin e inflacionit dhe për ndjekjen e tij në shkallët e ulëta historike. ky prioritet në punën e bankave qendrore si parakusht për ambient të parashikueshëm dhe stabil do të kontribuojë për rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim.


Kohë më parë, Fondi monetar ndërkombëtar, në vlerësimin nga misioni i cili e vizitoi vendin tonë, theksoi se si rezultat i politikës adekuate monetare tashmë po shihet ngadalësimi i shkallës së inflacionit edhe tek ne. Lëvizjet e ardhshme të inflacionit në ekonomitë në rajon, si të vogla dhe të hapura, do të kushtëzohen nga qëndrueshmëria dhe madhësia e goditjeve të jashtme, para së gjithash lëvizjeve në tregjet e prodhimeve primare, karakteristikat strukturore dhe reformat e ndërmarra strukturore për zbutje të ndjeshmërisë, por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme për uljen e mëtutjeshme të qëndrueshme të shkallës së inflacionit do të jetë zhvillimi i politikave të kujdesshme makroekonomike.

Takimi mes dy guvernatorëve, siç është cekur në kumtesën nga Banka popullore, është në shenjën e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë të bankave qendrore, i cili bazohet në këmbimin e përvojave për çështjet lidhur me përballjen me sfidat për stabilitetin monetar dhe financiar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori