LAJMI I FUNDIT:

Nissan largon rreth 450 mijë makina nga tregu amerikan

Nissan largon rreth 450 mijë makina nga tregu amerikan

Prodhuesi i japonez i makinave Nissan do të tërheqë afër 450 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti të frenave.

Raportohet se vendimi për tërheqjen e automjeteve nga tregu amerikan erdhi pasi u zbulua se hidrauliku e sistemit të frenimit mund të shkaktojë zjarr në automjet, përcjell Telegrafi.


Rreth 450 mijë modele sedanë Murano dhe Maxima që janë prodhuar në katër vitet e fundit do të tërhiqen nga tregu.

Nissan gjithashtu tërhoqi 1.2 milion automjete nga tregu i SHBA-së, Kanadasë, Koresë së Jugut dhe Izraelit në shtator për shkak të një problemi në kamerën që ndihmon shoferin në vozitjen mbrapa. /Telegrafi/