LAJMI I FUNDIT:

Nissan është një veturë ’emocionuese’ me një vend

Nissan është një veturë ’emocionuese’ me një vend

Modeli i zbuluar së fundmi i Nissan ka një pamje të veçantë, pra një veturë emocionuese me një ulëse. 

Është një Nissan Ariya njëvendëshe. Dizajni i veturës bazohet në modelin e prodhimit, në formë V-je përpara. Vetura e re e Nissan kryesish përbëhet nga karboni.

Dhe gjithçka bëhet më e qartë kur themi se Nissan po merr pjesë aktive në Kampionatin Botëror të FIA Formula E, ku kompania po konkurron me sukses me veturën e saj miqësore me mjedisin.

Kjo veturë njëvendëshe ka shumë të ngjarë të fuqizohet nga modeli i serisë Ariye, që në versionin më të fuqishëm do të thotë motor i fuqishëm me pothuajse 400 kuaj fuqi.

Koncepti u prezantua në Nissan Futures nga Alfonso Albaisa, nënkryetar i departamentit global të dizajnit të Nissan dhe Juan Manuel Hoyos, shefi ekzekutiv i departamentit të marketingut global të Nissan dhe menaxhimit të markës.

“Në Nissan, ne guxojmë të bëjmë atë që të tjerët nuk duan. Me këtë koncept, ne donim të tregonim performancën më të lartë të ofruar nga motori i Ariya. Projekti është konceptuar si një terren testimi ku ne do të zhvillojmë teknologjinë e ardhshme. Nëpërmjet tij ne mundëm të transferonim emocionet nga rruga në pistë, por edhe të tregonim ekspertizën e Nissan-it në transferimin e teknologjisë nga pista në rrugë”, tha Hoyos. /Telegrafi/