LAJMI I FUNDIT:

Nissan dhe Renault me një bashkëpunim të ri: Si ta kaloni kohën, në veturat vetëvozitëse? (Foto)

Nissan dhe Renault me një bashkëpunim të ri: Si ta kaloni kohën, në veturat vetëvozitëse? (Foto)

Gjatë udhëtimit me një makinë që vozitet vet, drejtuesi nuk ka nevojë të shikojë rrugën, andaj dëshiron të përcjell ndonjë material zbavitës apo të pushojë duke luajtur.

Meqenëse deri në vitin 2021, Nissan dhe Renault do të lansojnë veturat tërësisht autonome, janë duke punuar edhe në atë se çfarë do të bëjë shoferi gjatë kohës së udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Kompanitë kanë nisur një bashkëpunim, në mënyrë që të ofrojë aktivitet sa më të madh për udhëtarët, që do të kenë edhe karrige të pozicionuara ndryshe, për dallim nga veturat e zakonshme.

Deri më tani, thuhet se janë bërë kontakte me disa media që do të transmetonin programe që do të përcillen vetëm nëpër këto vetura.

Megjithëse nuk ka asgjë konkrete, besohet se modelet e reja të kenë ekrane të mëdha. /Telegrafi/