LAJMI I FUNDIT:

Nismat e antikorrupsionit mbetën në letër, Malinovski: Lufta, vetëm me vullnet politik

Nismat e antikorrupsionit mbetën në letër, Malinovski: Lufta, vetëm me vullnet politik

Është e kotë që Komisioni Kundër Korrupsion punon në mënyrë cilësore nëse institucionet nuk veprojnë dhe i shpërfillin nismat e tij, thotë ish-kryetari i Komisionit, Dragan Malinovski. Ai shton se puna e antikorrupsionit nuk duhet parë e izoluar nga bashkëpunimi me institucionet e tjera për të pasur epilog efektiv në shoqëri. Vitin e kaluar janë realizuar vetëm 14 për qind e masave nga strategjia kombëtare e Komisionit Kundër Korrupsionit, ndërsa problem sipas Malinovskit është mungesa e vullnetit politik.

“Masat dhe aktivitetet e përcaktuara në strategjinë nacionale janë të harmonizuara me institucionet që duhet t’i zbatojnë ato, në mënyrë që afatet që janë dimensionuar gjatë përgatitjes së Strategjisë në një farë mënyre të komunikohen dhe të përafrohen me këto institucione. Tani gjithçka varet nga vullneti politik për të zbatuar ato masa”, tha Dragan Malinovski – ish kryetar i Antikorrupsionit.


Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska një ditë më parë tha se nga 56 iniciativa për ndjekje penale të zyrtarëve dhe nëpunësve brenda pesë viteve, Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë ndaj asnjërës prej tyre. Ajo tha se duhen reforma thelbësore në drejtësi dhe kjo kërkon dëshirë të sinqertë nga ana e politikanëve dhe jo vetëm angazhime deklarative.

Malinovski beson se nevojitet konsensus më i gjerë dhe vullnet i qartë për të luftuar korrupsionin.

“Garniturat qeverisëse, qofshin ato në nivel qendror apo lokal, duhet të arrijnë konsensus se sundimi i ligjit është imperativ dhe për këtë arsye respektimi i ligjeve është detyrim për secilin prej tyre. Nëse arrihet konsensus rreth kësaj, mendoj se do të arrihen rezultate të mëtejshme”, u shpreh Dragan Malinovski – ish kryetar i Antikorrupsionit.

Më herët dhe në Raportin e Komisionit Evropian, është theksuar se duhet të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e funksionimit të Komisionit Kundër Korrupsionit, si dhe se Plani i Veprimit vazhdon të ecë shumë ngadalë. Në kapitullin kushtuar korrupsionit, Brukseli nuk ka vlerësuar se ka përparim. Ndryshe, seanca e fundit e përbërjes aktuale të Komisionit Antikorrupsion, e udhëhequr nga Biljana Ivanovska, është caktuar për të hënën, ndërsa në vendin e saj më 8 shkurt do të vijë revizorja Tatjana Dimitrovska./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori