Një duet shumë i veçantë dhe interesant në mes të këngëtares Esma Rexhepova dhe Jehona Sopi do të vijë së shpejti. 

Lajmi u bë i ditur në rrjetin social Facebook, me ç’rast njoftohet se xhirimet e videos vetëm sa kanë filluar.


Ky vit ka nisur me bashkëpunime të shumta, derisa pritet që vera të sjellë edhe shumë bashkëpunime të tjera, transmeton Telegrafi.

Por dueti më interesant për publikun nga ‘mbretëresha’ e muzikës Rome dhe Jehona pritet të publikohet së shpejti.

Esma njihet për hitin “Caje Shukarije”, “Ederlezi”, ndërsa dhe Jehona Sopo ka plot hite. /Telegrafi/