LAJMI I FUNDIT:

Nisin punimet për rrugën që lidh Strellcin e Ulët me Isniqin

Nisin punimet për rrugën që lidh Strellcin e Ulët me Isniqin

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Deҫanit inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj) në komunën e Deçanit.

Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re duke i falënderuar ata për mikpritjen e tyre.
“Ndërtimi i kësaj rruge e financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një rëndësi të veçantë për të gjithë. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Deçanit”, tha ai.


Ndërsa, kryetari Rasim Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në realizmin e këtyre projekteve infrastrukturore në Deçan.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.
/Telegrafi/