LAJMI I FUNDIT:

Nisin punimet në rrugën Prizren – Tetovë, projekti do të kushtojë 35 milionë euro

Nisin punimet në rrugën Prizren – Tetovë, projekti do të kushtojë 35 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së hënës vizitoi fillimin e punimeve të projektit të rrugës Prizren – Tetovë, përkatësisht në segmentin Struzhë – kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot.

Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.


Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, ai u shpreh se synimi ynë është që t’ia japim mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.

Ai shtoi se punët po shkojnë mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me koridorin Jon-Adriatik dhe me koridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Kryeministri Kurti përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe punëkryesit për punën që po e bëjnë.

Ai gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrat e këtij dikasteri, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Ekonomi
Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Ekonomi
Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

Ekonomi
Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Ekonomi
Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Ekonomi
Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Ekonomi
Kalo në kategori